
Llatasi parashikon fitoren e Mexhitit në Çair dhe Kasamit në Tetovë
Gazetari kontravers, antishqiptar dhe pro-VMRO-DPMNE, Dragan Pavlloviq-Llatas, ka dhënë një parashikim provokues për rezultatin e zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë shqiptare.
“Përveç në Gostivar ku duhet të tregohet BDI, dhe në ndonjë fshat apo mal, komunat tjera i merr VLEN-i. Fiks Strugën, fiks Dibrën, fiks Tetovën, fiks Çairin…”, deklaroi Llatas, duke lavdëruar politikat e koalicionit opozitar shqiptar VLEN.
Sipas tij, në Çair pritet të fitojë kandidati i opozitës Izet Mexhiti, ndërsa në Tetovë një mandat të ri do ta marrë kryetari aktual Bilal Kasami.
Në të njëjtën dalje mediatike, Llatas akuzoi BDI-në se ndjek politika nacionaliste, duke e paraqitur si përgjegjëse për tensionet ndëretnike në vend. Flaka