
Logoja e Qeverisë edhe në gjuhën shqipe, Murtezani “selam” BDI-së: VLEN-i është garanci për gjuhën shqipe
Sot në hyrje të godinës së Qeverisë u vendos logoja e re zyrtare. Për dallim nga herët e kaluara, këtë herë gjuha shqipe është përfshirë dhe e respektuar në mënyrë të barabartë.
“Propaganda kundër gjuhës shqipe nuk kalon në popullatë! VLEN-i është këtu – ka kush kujdeset për përfaqësimin e gjuhës shqipe!”, u shpreh zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani duke theksuar rolin aktiv të përfaqësuesve të VLEN në garantimin e barazisë gjuhësore.
Ai dërgoi edhe një mesazh të qartë për BDI-në: “VLEN-i është garancia që shqipja të mos jetë vetëm dekor, por realitet institucional.”