Logos-A sjell botimin e ri “Rinia në kërkim të kuptimit” nga Mehmet Görmez
Shtëpia botuese Logos-A sjell për lexuesit botimin më të ri: “Rinia në kërkim të kuptimit”, nga mendimtari bashkëkohor turk Mehmet Görmez.
Ky libër, tashmë gjendet në duart e lexuesve si një udhërrëfyes i çmuar për brezin e ri. “Rinia në kërkim të kuptimit” është një përmbledhje fjalimesh dhe ligjëratash që synojnë t’u japin përgjigje pyetjeve thelbësore të të rinjve rreth jetës, dijes dhe botës që na rrethon.
Përmes një qasjeje të thellë reflektuese dhe gjuhës së qartë, autori trajton sfidat shpirtërore, intelektuale dhe shoqërore me të cilat përballet rinia sot, duke ofruar orientim dhe frymëzim për rrugëtimin drejt kuptimit dhe vetëdijes.
“Ky botim u shërben veçanërisht shkollarëve, studentëve, të rinjve në formim, por edhe masës së gjerë të lexuesve që kërkojnë reflektim dhe thellim në çështjet jetësore. Frymëzimi vazhdon…” – thonë nga Logos – A.