
Lojërat Olimpike: Kina fiton medaljen e parë të artë, e mundi Korenë e Jugut
Kina ka fituar medaljen e parë të artë të Lojërave Olimpike të Parisit 2024, pasi fitoi garën ekipore të gjuajtjes me pushkë ajrore 10 metra dhe mposhti Korenë e Jugut 16-12 në ndeshjen për medaljen e artë.
Kina fitoi gjithashtu medaljen e parë të artë të Lojërave Olimpike të Tokios 2020 duke fituar finalen e femrave me pushkë ajrore 10 metra, si dhe medaljen e artë në këtë garë në Tokio, raporton CNN.