Lojtarët e PSZH-së në palestër…. për ta parë yjet e NBA-së
Një pjesë e madhe e lojtarëve të klubit Paris Sen Zhermenin shkuan në palestrën “Accor Arena” në Paris për ta shikuar një ndeshje basketbolli. Në fakt ishte një mbrëmje e madhe në Paris, pasi skuadrat amerikane, Klivlend Kavalirs dhe Brukln Nets zhvilluan ndeshjen në stadiumin netural.
Kilian Mbape mori vëllaun e tij dhe një pjesë të madhe të skuadrës së PSZH-së, përfshi Asension, Donaruman, vetëm për ta shikuar këtë ndeshje basketbolli.
Klivlendi arriti fitore 111-102 dhe basketbollisti Mitçell ishte më i miri në këtë ndeshje, me 45 pikë, 12 kërcime dhe gjashtë asistime./Indeksonline/