Lojtari i parë iranian në historinë e klubit zikaltër
Medhi Taremi do të jetë lojtar i Interit duke filluar nga 1 korriku i ardhshëm, përjashto kthesat e papritura nga lojtari apo ngjarje të bujshme të paparashikuara.
Për “Tuttosport”, sulmuesi i Portos, i cili do të bëhet lojtari i parë iranian në historinë e klubit zikaltër, ka pranuar ofertën e drejtuesve të Interit për një marrëveshje 2-vjeçare, me opsionin për një vit të tretë, me pagë 3 milionë euro neto në sezon, plus bonuse nënshkrimi nga transferimi me parametra zero.
Interi nuk do të ketë asnjë problem as nga pikëpamja e pasaportës. Taremi nuk do të zërë asnjë nga dy vendet jashtë BE-së, sa lejohen për çdo sezon, sepse nga kjo verë ai do të bëhet anëtar i komunitetit europian, falë rregullave që në Portugali lejojnë marrjen e nënshtetësisë në vitin e pestë radhazi, kur luan në kampionatin atje.