
Loriana Kuka, ndalet në xhiron e dytë në Kazakistan
Loriana Kuka u mposht në xhiron e dytë të Grand Slamit të xhudos në Kazakistan. Kuka po garon në kategorinë deri 78 kilogramë, ndërsa e mposhti kroaten Petrunjela Paviq në rundin e parë.
Në xhiron e dytë përballë kinezes, Zhenzhao Ma, xhudistja kosovare e humbi garën.
Kujtojmë se Loriana Kuka ishte e vetmja që prezantoi Kosovën në këtë garë.