LSDM: Prokuroria të nisë hetimet për kredinë hungareze
LSDM sot kanë kërkuar nga prokuroria e RMV-së që të hapë çështje hetimore lidhur me kredinë hungareze të cilën Qeveria e mori vitin e kaluar, para zgjedhjeve lokale, pasi siç thonë ata Hungaria tashmë ka hapur zyrtarisht një hetim për kredinë prej plot 1 miliard eurosh, të cilën Mickoski dhe qeveria e tij e dakorduan me Hungarinë dhe me mikun e tij, Orbanin. Ata thonë se përveç rritjes enorme të borxhit publik, e cila në vetvete është problematike, këtu tashmë bëhet fjalë edhe për një kredi të mbushur me dyshime për kriminalitet dhe për veprime të paligjshme.
ANDREJ ZHERNOVSKI, LSDM
“Sipas informacioneve të publikuara, Byroja Nacionale Hungareze e Hetimit ka sekuestruar mijëra faqe dokumentacioni lidhur me funksionimin e Eximbankës. Një nga aspektet e dyshimta, për të cilat kemi folur dhe kemi ngritur vazhdimisht çështjen në publik, është origjina e parave. Institucionet maqedonase të drejtësisë janë të detyruara të reagojnë menjëherë dhe të hapin një hetim për këtë çështje. Ato duhet të kërkojnë informacion nga autoritetet kompetente hungareze për të gjithë situatën, të verifikojnë se çfarë po ndodh dhe të shqyrtojnë të gjitha rrethanat lidhur me këto kredi.”
Ndërkaq sot, i pyetur për kërkesën e opozitës që institucionet kompetente të hetojnë kredinë dhe pretendimet e ngritura, kryeministri Hristijan Mickoski u përgjigj shkurt, duke thënë: “Le të hapë lëndë.”
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTER
“Po le të hapë lëndë, le të hap.
Kredia prej një miliard eurosh, e marrë nga Hungaria në dy këste, tashmë është pjesë e hetimit të autoriteteve hungareze. Opozita kërkon që edhe institucionet maqedonase të hetojnë marrëveshjen, ndërsa nga Qeveria, deri tani, përgjigjja ka qenë e prerë dhe e shkurtër, nën sqarimin se kredia është marë dhe shfytëzuar në të mire të vendit.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/
