LSDM: Toshvkoski të jep dorëheqje, është përgjegjës për tragjeditë e fundit
AA
“Dorëheqja e Pançe Toshkovskit pas kaq shumë tragjedive dhe jetëve të humbura është hapi i parë drejt përgjegjësisë dhe një kusht themelor për çdo ndryshim në sistemin që ka dështuar të mbrojë viktimat. E përbashkët për të gjitha tragjeditë është dështimi i Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Pançe Toshkovski”.
Kështu thonë nga LSDM, pas tragjedive të fundit në vend, prej ku thonë se “MPB u informua, u alarmua, por nuk pati reagim”.
“Në Veles, një përdhunues serial mori dy jetë – atë të Rosicës së re dhe babait të saj. Ministria e Brendshme e Toshkovskit dështoi përsëri. Edhe gjashtë muaj më vonë, një hetim paraprak është ende duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse 11 oficerë policie vepruan në mënyrë të përshtatshme”.
“Në Nagoriçan të Vjetër, një vrasës serik mori jetën e pesë grave, megjithëse banorët kanë raportuar dhe paralajmëruar me vite, Ministria e Brendshme nuk reagoi në kohë. Në tragjedinë në Koçan humbën 64 jetë, dhe Toshkovski, në vend që të merrte përgjegjësi, mbrojti eprorët e tij. Sa tragjedi dhe jetë të tjera duhet të humbasin? Kur institucionet dështojnë dhe kur humbasin jetë njerëzore për shkak të dështimeve sistemike, duhet të ketë përgjegjësi politike dhe morale. Duart tuaja janë të përgjakura”, thonë nga LSDM.
Gjatë seancës së fundit gjyqësore, Artan Grubi i bëri pyetje dëshmitarit Aleksandar Andonov nga Lotaria Shtetërore, i cili kishte qenë
Ministria e Drejtësisë shpreh shqetësim lidhur me rastin e Iva Mihailovës dhe pritjen e saj në nivel të lartë në
Mendi Qyra Nisja e punimeve për ndërtimin e autostradës Bukojçan–Kërçovë shënon një hap të rëndësishëm drejt realizimit të Korridorit VIII,