LSM: Punëtorët të denoncojnë mospagesat
Të drejtat e punëtorëve në sektorin privat në shumicën e rasteve shkelen nga punëdhënësit. Punëtorët të pa mbrojtur mjaftueshëm nga shteti, mbeten më shumë në mëshirë të fatit. Por, jo të gjithë ngritin zërin, për mos pagesën e rregullt të pagës bazë, paraqitjen e tyre me gjysmë orari për t’iu dhënë gjysmë page dhe pagesë të ulët të kontributeve, megjithëse punojnë me orare të plotë, madje orët shtesë jashtë orarit nuk u paguhen në shumicën e rasteve, thonë sindikalistët. Nënkryetar i LSM për sektorin privat, Ivan Peshevski iu bën thirrje punëtorëve të denoncojnë rastet në gjitha organet kompetente.
“Për neve është e papranueshme që të punësuarit e paraqitur të marrin nën pagën minimale. Në atë nivel duhet të jenë shumë pak të punësuar sepse vetëm me pagesën e stazhit do duhet të jeni së paku gjysmë për qind më shumë se 20,175 denarë. Të gjitha format tjera të punësimit si kontratë në vepër për neve janë të jashtëligjshme dhe nuk duhet të praktikohen në të ardhmen nëse duam ti ruajmë punëtorët dhe ata të mbeten në shtet. Ata nuk janë të mbuluiar as me sigurim shëndetësor dhe kur të ketë lëndime në vendet e punës, nuk i paguhet aspak kontributet pensionale. Ata që punojnë gjysmë orari, 4 orë, duhet ta dijë se të gjitha të drejtat iu përgjysmohen si në kontribute shëndetësore-penasionale deri në K-15 dhe pushimin vjetor”, tha Ivan Peshevski, Nënkryetar i LSM për sektorin privat.
Nga Inspektorati shtetëror i punës thonë se do të veprojnë në kompetencat e tyre ligjore për procedimin e ankesave të pranuara nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Ata thonë se shkresa të shumta marrin drejtpërdrejtë edhe nga vetë punëtorët, pas së cilave inspektorët dalin në terren për të verifikuar rastet.
“Gjatë vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar 10,534 shkresa të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, prej të cilave 64% ishin ankesa, 29% kundërvajtje dhe 7% kërkesa. Numri më i lartë i ankesave ishte lidhur me mos pagesën e rrogave, mëditjeve dhe shtesave në paga, gjithsej 3,822. Ankesa ishin për mos pagesë të regresit të pushimit vjetor, të njohur ndryshe si K-15, gjithsej 2,655 punëtorë, prej të cilëve dy kompani janë nga sektori publik dhe 41 kompani janë private. Për mos pagesë të orëve shtesë pas orarit të punës janë ankuar 1,188 punëtorë në sektorin privat”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Njohësit e fushës thonë se firmat private duke keqpërdorur zbrazëtira ligjore dhe në bashkëpunim me juristët korporativ dhe kontabilistët e kompanive hartojnë strategji dashakeqe në dëm të punëtorëve. Sipas legjislaturës aktuale për marrëdhënie pune dhe akteve tjera nënligjore që rregullohen raportet punëdhënës dhe punëmarrës, gjobat janë më të ulëta sesa dhënia e parave shtesë të punëtorëve. Duke vepruar në interes vetanak, firmat vendosin që më mirë të paguajnë gjoba se sa të japin regresin e pagave. Inspektorati i punës nuk ka dorëzoi informacion se sa kompani janë gjobitur për këto lëshime!/Alsat