Luis Hamilton: Kam pak kohë për të mësuar gjithçka nga e para
Pas disa ditësh, nga 1 janari, Luis Hamiltoni do të jetë zyrtarisht një pilot i Ferrarit. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të lërë Mercedesin për të nisur një aventurë të re me “kokëkuqen”.
Hamilton pranon se këto muaj do të “fluturojnë” për të, teksa i duhet të përshtatet me një realitet të ri.
“Ky do të jetë pushimi më i shkurtër dimëror që kam pasur ndonjëherë në shumë vite. Do të më duhet të përballem me një kurbë mësimi mjaft të pjerrët ndërsa ndërroj ekipin dhe do të më duhet të asimiloj procedurat që janë të reja për mua. Unë dua të jap gjithçka, absolutisht gjithçka”, u shpreh Hamilton.
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar për këtë aventurë të re dhe mezi pres të takoj të gjithë ekipin. Do t’i përkushtohem me gjithçka kësaj aventure të re me Ferrari, për të arritur objektivat tona,” tha në fund Luis Hamilton.