Luis Hamiltoni zbulon pasardhësin e tij te “Mercedesi”
Para fillimit të këtij sezoni, lajmi “bombë” në Formula 1 ishte ai i largimit të Luis Hamiltonit nga Mercedesp te Ferrari në vitin 2025. Edhe pse kanë kaluar disa muaj, makina gjermane nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin, por piloti britanik i jep një këshillë Toto Volfit, shefit të Mercedesit.
Javët e fundit ka pasur disa emra të pilotëve të konsideruar si të përshtatshëm për të plotësuar këtë vend bosh, nga Karlos Sainz (i cili do të largohet nga Ferrari për t’i lënë vendin Hamilton) deri te kampioni në fuqi i botës Maks Verstapen. Por janë të shumtë ata që mendojnë se skuadra duhet t’i japë një shans pilotit të ri italian Kimi Antonelli.
17-vjeçari nga Bolonja, i cili garon me “Prema” në Formula 2, shpreson të ketë shansin të pilotojë Mercedesin, vitin e ardhshëm (ka shanse të garojë me Uilliams). Vet Hamilton mendon se trashëgimtari i tij ideal do të ishte Antonelli.
“Sinqerisht, nuk e kam idenë se cilat janë planet e Toto. Për mua, punësimi i një të piloti të ri do të ishte veprimi i duhur. Nëse do të ishte puna ime të zgjidhja me siguri do të merrja Kimi Antondelli. Unë e kam këshilluar Volfin për këtë pilot të ri dhe ai e ka marrë në konsideratë si ide. Tashmë u takon atyre të vendosin”, u shpreh 7 herë kampioni i botës.