
“Luiz Ejlli këngëtar i mirë, por në…”, habit Klajdi Musabelliu
AA
Në një intervistë për “Pushime On Top”, Klajdi Musabelliu ka folur pak për përfaqësimet e Shqipërisë në “Eurovision”. I pyetur nga moderatori i njohur, Eni Shehu, për performancat më të mira dhe të dështuara, ai vendosi që të thoshte disa emra të kolegëve të tij.
Duke përjashtuar Anjeza Shahinin, pasi ka qenë shoqërues me të, këngëtari i njohur tha se përfaqësimi më i mirë ka qenë i Rona Nishliut.
Më pas Klajdi shtoi se nuk mund të thotë përfaqësim i dështuar, por pak i dobët. Fillimisht hezitoi të thoshte emra, pasi tha se do mërziten.
Ish-banori i “Big Brother VIP 4” tha njëherë inicialet dhe Eni tha emrin e plotë, Ledina Çelo. Moderatori më pas përmendi edhe emrin e Luiz Ejllit.
Pjesë nga intervista:
Vetëm pak kohë më parë ishte “Eurovision” ku ne patëm një përfaqësim dinjitoz, “Shkodra Elektronike”. Ndërkohë ti ke hapur siparin e pjesëmarrjeve me Anjeza Shahinin, së bashku me grupin që e shoqëronit. Përfaqësimi më i mirë, duke përjashtuar Anjezën, dhe përfaqësimi më i dështuar i Shqipërisë në “Eurovision”? Në opinionin tënd si muzikant, si artist, pavarësisht pikëve që ka marrë.
Përfaqësimi më i mirë pas Anjezës është Rona Nishliu, e cila ka dalë e shkëlqyer dhe në rënditje dhe në performancë. Më i dështuar nuk mund të them, por mund të them pak i dobët. Kemi patur disa performanca të dobëta në kuptimin jo vetëm në performancë, po kënga, gjëja. Po mos ta them më mirë se do më mërziten.
Më thuaj tre atëherë
Do më mërziten ata pastaj
S’ka problem
S’ka problem se do e mbajnë inatin me mua, ok do ta them…
Me ça fillon?
Me L., Ç
E Ledina Çelo
E the ti, nuk e thashë unë
Edhe Luiz Ejlli aty?
Po edhe ajo nuk është se ka qenë super performancë, po Luizi është këngëtar shumë i mirë, Ledina po e po. Ndoshta nuk ishte efekti që dhanë këngët, këngët më shumë se sa performancat. Mendoj se këto kanë qenë pak performanca jo shumë të arrira, të realizuara. Ndërkohë “Shkodra Elektronike” ishte një eksperiment, i cili rezultoi i suksesshëm.