
Luiza Gega do të mbajë flamurin kuqezi në hapjen e Lojërave Olimpike
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Oferta Manastirliu, i dorëzoi flamurin atletes Luiza Gega, e cila do të mbajë atë në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës. Kjo nuk është hera e parë që Gega mban flamurin olimpik në një event të tillë.
Shqipëria do të shkojë në Olimpiadë me 8 sportistë nga disiplinat e atletikës (2 sportistë), notit (2 sportistë), mundjes (3 sportistë) dhe qitjes sportive (1 sportiste). 4 prej tyre janë me ftesë dhe 4 kanë kapur normën olimpike.
Mundësit Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev e Çermen Valiev si dhe atletja Luiza Gega, janë kualifikuar në Olimpiadë duke kapur normën olimpike. Ndërsa atleti Franko Burraj, qitësja Manjola Konini si dhe notarët Greisi Koxhaku e Kaltra Meça shkojnë me ftesë.
Lojërat Olimpike do të nisin më 26 korrik dhe Shqipëria ka pretendimet e saj me mundësit apo edhe atleten Luiza Gega.