
Luiza Gega është kampione e Ballkanit, dominoi garën në Izmir
Luiza Gega i shton një tjetër titull karrierës së saj të suksesshme. Ajo u shpall kampione e Ballkanit në 3 000 metra me pengesa, në një garë testuese për Europianin dhe Olimpiadën.
Atletja shqiptare triumfoi në Izmir të Turqisë. Koha fituese ishte 9’26”40, ndërsa gara e radhës do të jetë në 5000 metra.
Trajneri Stërmasi tha se kjo ishte garë testuese dhe jo për rezultat.