“Lujtja me pec, hendikepi pec..” – Zyrtarët e AAK’së tallen keq me mbiemrin e ministrit Peci
Në përplasjen mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, janë përfshirë edhe zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Më saktë, deputeti Bekë Berisha dhe zëdhënësi Lulëzim Blaka kanë reaguar ndaj deklaratave të Pecit, shkruan Insajderi.
Teksa Peci, në njërin prej deklarimeve të tij shprehej: “O s’mundet me m’nalë kurrkush”, atë e ka shpërndarë Bekë Berisha, i cili ka ironizuar me të në Facebook, duke shkruar:
“Dy fjalë për komunitetin e Pecave! Janë komunitet shumicë? Të organizuar? Kanë marrë pjesë në të gjitha etapat e shtetndërtimit! Kanë dashur të marrin pjesë edhe në luftën çlirimtare, por si ka lejuar hendikepi pec! Respekt për pecat e Kosovës.”
Në reagimin e tij, zëdhënësi Lulëzim Blaka e ka pyetur Berishën për domethënien e fjalës “hendikepi pec”, duke shkruar: “Pyetje nga gazetarët: Z. Deputet, çfarë keni dashur të thoni me fjalën ‘hendikepi pec’?”
Kësaj pyetjet i ka dhënë përgjigje deputeti Berisha, duke eskaluar me gjuhën e përdorur.
Përgjigjja e tij “po zotri Lul. ky fenomen është fazë e hershme e zhvillimit të pecit dhe nuk mund të perfshihen në organizime brutale siq edhte lufta , por mund të kryen detyra tretësore siq janë lujtja me pec!”, shkroi ai në Facebook.