AA
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re, duke i quajtur ato “shfaqje teatrale” nga mandatarë pa shumicë dhe pa legjitimitet demokratik.
Ja postimi i tij:
Kjo shfaqje teatrale, e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik, duhet të marrë fund. Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale. Republika mbetet më e madhe se secili prej nesh.
Trajtojeni si të tillë.
Bëhuni të vërtetë!
Shiqoni qytetarët në sy e tregojuni se nuk ka shumicë. Tregojuni qytetarëve se secila parti shqiptare, ka dhënë verdiktin politik, të deponuar tashmë në Presidencë. Ky verdikt është i qartë e është i thejshtë. Sot, matematikisht, me vullnetin e deklaruar politik, nuk ka mundësi për shumicë.
Pse gjithë ky zell për lojëra pa dinjitet minimal politik? A nuk ju duken mjaft 8 muaj vonesë në shtetin më të varfër në kontinent për t’i dhënë vonesa shtesë. A është qëndrimi me çdo kusht në pushtet edhe pa legjitimitet vlerë e re politike e një gjenerate që duhet të sjellë shpresë?
Këto zvarritje janë veç thellime të krizave, për të cilat do të mbahet përgjegjësi politike.
Dua të besoj se Presidentja e Republikës, do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, para mbledhjeve propaganduese të partive me mandatarë plot por pa shumicë paralamentare. Ky vullnet i është deponuar Presidentes javën që shkoj, haptazi dhe qartë. Dua të besoj, se Presidentja do të deklarojë gjënë më të thjeshtë e më logjike sot: fatkeqësisht, në këtë Kuvend, nuk ka shumicë parlamentare dhe asnjë mbledhje e asnjë partie nuk ndryshon këtë fakt politik.
Komuna e Butelit do të vendosë roje komunale, të cilët do të jenë në terren në dy ndërrime, me automjete
Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikolloski njoftoi dje se vendi në përgjithësi
Në natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, Maqedonia e Veriut do të kalojë në orën dimërore.