
Majk Manjan është pranë rinovimit të kontratës me Milanin
Sipas raportimeve të fundit, bisedimet janë në fazën finale, me kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2029. Portieri 29-vjeçar do të ketë edhe rritje në pagën e tij, në kontratën e re.
Manjan po kalon sezonin e katërt te Milani, u erdhi si zëvendësues i Xhanluixhi Donarumma, por që ka fituar zemrat e tifozëve kuqezi.
Kontrata e tij përfundon me 30 qershor 2026, dhe drejtuesit e Milanit dëshirojnë ta mbajnë edhe për disa vite të tjera, pasi Mike është një nga liderët e skuadrës.