Makina legjendare e Shumaherit vihet në ankand, mund të vendos rekord të ri të shitjes
Makina e drejtuar nga shtatë herë kampioni legjendar i botës në Formula 1, Mihael Shumaher, do të dalë në ankand.
Sipas njoftimeve, shuma që do të paguhet për veturën “Ferrari 248 F1” të vitit 2006 pritet të kalojë shumën prej dhjetë milionë eurosh dhe kështu të bëhet më e shtrenjta në histori.
Shumaher arriti pesë fitore me këtë makinë, dhe u ngjit në podium gjithsej shtatë herë. Në fund të vitit 2007, një koleksionist privat e bleu makinën direkt nga Ferrari dhe tani ka vendosur ta shesë atë në gjendje të papërlyer.
Rekordin në këtë moment e mban edhe Ferrari me makinën e vitit 2001, e cila u shit për 11.4 milionë dollarë.