Maks Verstapen: S’do të jem këtu edhe për 200 gara të tjera
Rrallëherë Formula 1 ka qenë kaq e balancuar vitett e fundit. Piloti holandez i Red Bullit, Maks Verstapen e di shumë mirë këtë, pasi nuk ka fituar për dy muaj dhe ëndërron të riukthehet fitues këtë fundjavë, në garën e shtëpisë, në Zandvoort.
“Nuk do të jetë e lehtë të fitosh. Nuk mund të them se jam i sigurt që do ta fitoj këtë garë, pasi janë shumë skuadra që duan të na mundin Gjatë pushimeve kam kaluar një kohë shumë pozitive me miqtë dhe familjen, u argëtova shumë. “, tha Verstappen.
“Ishte bukur të mbushje bateritë dhe të mos mendoja për Formula 1. E di që kjo do të jetë një javë e ngarkuar, por jam mësuar të përqendrohem vetëm në performancën time. Edhe pse mund të ketë shi kam besim për këtë fundjavë”, tha kampioni i botës.
Kjo do të jetë gara e 200-të për Verstappen në Formula 1, por ai nuk e sheh veten në pistë edhe për 200 gara të tjera.
“Nuk e shoh veten të garoj në 200 gara të tjera në F1. Kjo nuk më shqetëson, përkundrazi, do të thotë se kam kaluar tashmë gjysmën e karrierës sime dhe kam arritur shumë kënaqësi”, tha 3 herë kampioni i botës.
“Nëse do të më duhej të zgjidhja dy momente kyçe, do të thosha fitorja e garës së parë dhe kampionati i parë botëror. A do të tërhiqem pas 2028-ës? Do të shikoj se si do të shkojnë këto vite dhe nëse do të më pëlqejë akoma. Nuk do të qëndroj në Formula 1 përgjithmonë”, tha holandezi.
“Botërori? Nëse shikojmë renditjen, më i afërti dhe më i rrezikshmi është Lando Norris. Por shumë pilotë po fitojnë garat. Performanca është shumë relative, të gjithë jemi afër dhe kushdo që do triumfi ai do të jetë më i vëmendshëm ndaj detajeve, e kam të pamundur të bëj parashikime këtë vit”, tha Verstappen.