
Makthi i Juventusit, kroati vendos dy rekorde në Ligën e Kampionëve
Ivan Perishiç ka qenë protagonist absolut i kualifikimit të PSV Eindhoven përballë Juventusit në Ligën e Kampionëve. Kroati shënoi në ndeshjen e parë në Torino, ndërsa përsërit veten edhe në sfidën në Holandë, ku ekipi i tij siguroi kualifikimin falë kohëve shtesë.
Duke e bërë një gjë të tillë, në atë që ishte ndeshja e tij e 50 në këtë turne, Perishiç u bë rekordmeni i ri në Ligën e Kampioneve. Lojtari cili në verën e kaluar mendohej se do ta mbyllte me futbollin e luajtur, ka hyrë në librat e historisë së turneut.
Në moshën 36 vjeç e 17 ditë, ai u bë njëkohësisht futbollisti më i vjetër që shënon në të dy ndeshjet vajtje-ardhje të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve, si dhe që e bën një gjë të tillë në dy ndeshje radhazi.