Malvina 16 vjeçare do të luajë për skuadrën amerikane të basketbollit
Basketbollistja nga Kosova, Malvina Haziri ka bërë një hap të madh në karrierën e saj. Vajza kosovare është transferuar në “Uashington State Women’s Hoops”.
“Një tjetër ardhje nga Kosova në Palouse. Ju lutëm na ndihmoni ta mirëspresim ardhjen tonë të re, Malvina Haziri”, shkruhet në postimin e klubit amerikan
Malvina Haziri është 16-vjeçare dhe synon që të ardhmen të bëhet një yll i madh i basketbollit. Ajo është nga qyteti i Vushtrrisë, kurse luan për kombëtaren e Kosovës./Indeksonline/