Man. Junajted në vështirësi, nuk të holla për përforcime të reja në verë
Man. Junajted do të duhet të shesë lojtarë në afatin kalimtar të verës për të siguruar burime financiare për përforcime verën e ardhshme. Pavarësisht se ka hequr qafe Rashfordin dhe Entonin këtë dimër, ish-kampioni anglez nuk ka shumë para për lojtarë të rinj.
Në afatin kalimtar të janarit, në “Old Trafford” mbërritën vetëm Dorgu nga Leçe për 25 milionë dhe Aidan Haven nga Arsenali për 1.5 milionë funte.
Është e sigurt që në fund të sezonit do të dalin në shitje Garnaço dhe Mainou, nga të cilat klubi mund të mbledhë rreth 150 milionë funte dhe më pas, mundësisht, të sjellë lojtarë të rinj, por sigurisht që do të duhet të sjellë edhe zëvendësues për ta.
Nëse Rashford qëndron në Aston Villa, ai duhet të sjellë rreth 40 milionë të tjera dhe vetëm kjo do të ishte një fitim.