Man. Junajted refuzoi ofertën e Betisit për dy yjet e ekipit
Real Betisi ishte mjaft i ngarkuar në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, i cili u mbyll këtë të premte. Nabil Fakir e zyrtarizoi transferimin e tij te Al-Jazira, duke i hapur rrugë klubet për transferime të reja, ndonëse në fund vetëm Xhiovani Lo Celso u rikthye në klub në një marrëveshje të përhershme nga Tottenhami. Betis gjithashtu e ndoqi edhe Dani Seballos, por një marrëveshje për mesfushorin e Real Madridit ishte e pamundur.
Sidoqoftë, Seballos nuk ishte lojtari i vetëm që po ndiqej nga ‘Los Verdiblancos’, pasi sipas raportimeve në Angli (CaughtOffside), ata gjithashtu kishin bërë ofertë për dyshen e ‘Djajve të Kuq’, Kristian Eriksen dhe Entoninw. Asnjëri nga këta lojtarë nuk pritet që të luajë ndonjë rol të madh për Man United këtë sezon, por megjithatë, Erik Ten Hag e bllokoi largimin e tyre.
Për më shumë, transferimi i Lo Selsos e bën ekipin e Manuel Pelegrinit edhe më të mirë, veçanërisht nëse argjentinasi arrin ta përsëris formën që e pati gjatë periudhës së parë tek klubi spanjoll.