
Man. Junajted, Totenham dhe Uest Ham në garë për sulmuesin e Lille
Xhonatan David duket se do të largohet nga Lille gjatë afatit kalimtar të janarit, pas katër viteve e gjysmë qëndrim te skuadra franceze. Sulmuesi kanadez është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin francez dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
David edhe këtë edicion ka pasur paraqitje të shkëlqyera, ku në 29 ndeshje zyrtare ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.
Dëshira e lojtarit ishte të transferohej te Barcelona, por Hansi Flick nuk e sheh si lojtarin ideal për formacionin e tij dhe kjo bie poshtë. E ardhmja e sulmuesit duket se do të jetë në Premier Ligë, ku janë tre skuadra që po duan transferimin e tij.
Man. Junajtedi, Totenhami dhe Uest Hemi kanë shprehur interesim për transferimin e David. Lille synon që të fitojë rreth 15 milionë euro në janar, duke marrë parasysh që në verë lojtari del i lirë dhe klubi francez synon mos ta humbas me parametra zero