Man. Siti dhe Real Madridi, duhet të verifikojnë biletën e çerekfinales
Në orën 21:00 do të luhen sonte dy duele të tjera, të vlefshme për kthimin në fazën e 1/8-ave të finaleve në Ligën e Kampionëve. Mançester Siti do të presë Kopenhagën, edhe pse janë me një këmbë në çerekfinale pasi ndeshjen e parë e fitoi me rezultatin 3-1.
Real Madridi do të presë Lajpcigun në “Santiago Bernabeu” dhe gjithçka mbetet e hapur, pasi “Los Blankos” triumfuan me shifrat minimale 1-0 në takimin e parë në Gjermani.
Sonte do të mësojmë edhe dy skuadrat e tjera çerekfinaliste, të cilat do tu bashkohen skuadrave të Bajern Munihut dhe PSZH-së. Kujtojmë se ditë më parë, PSZH eliminoi Real Sosiedatin, ndërsa Bajerni përmbysi rezultatin në sfidën kthyese dhe eliminoi Lacion.