Man. Siti fillon të fiton para nga shitja e futbollistëve
Kampioni aktual i Evropës, Mançester Siti është në rrugë të mbarë për të larguar Kalvin Filipsin, por edhe për të përfituar në aspektin financiar. Mediat angleze raportojnë se Njukasëll është i interesuar për Filipsin, i cili do ta sjellë në radhët e tyre në afatin kalimtar të janarit, por ka disa kushte në kontratën mes dy klubeve.
Për të shmangur problemet me “Fair Play”-in financiar, Njukasëll fillimisht dëshiron ta huazojë deri në fund të sezonit për 8 milionë funte, ndërsa Man. Siti insiston të ketë një klauzolë të detyrueshme blerjeje në kontratë në shumën prej 58 milionë. Kjo do të thotë se kampionët e Evropës do të fitojnë gjithsej 66 milionë funte për futbollistin që Pep Guardiola as që e mendon të ketë në formacion.
Filips iu bashkua Man. Sitit në vitin 2022 nga Lids Junajtedi për 42 milionë funte, por ka luajtur vetëm 911 minuta deri më tani. Ai nuk ka qenë kurrë titullar këtë sezon, duke bërë vetëm katër paraqitje në Premier Ligë, e fundit prej të cilave erdhi më 4 nëntor kundër Burnemautit.