Man. Siti gati të shpërblejë De Brujnen për besnikërinë
Man. Siti dëshiron të shpërblejë Kevin De Brujnen për besnikërinë e tij, duke i ofruar mesfushorit një zgjatje të kontratës. De Brujne mund të fitojë shumë më tepër, nëse vendos të transferohet në Ligën Arabe, por 33-vjeçari belg dëshiron të qëndrojë në “Etihad”, pasi familja e tij e quajnë Mançester-in si shtëpi. De Brujne ka ende edhe 18 muaj nga kontrata e tij aktuale prej 375,000 stërlinash në javë.
Man. Siti po planifikon të arrijë një marrëveshje që do ta çojë atë në verën e vitit 2026, duke bërë që belgu të luajë me fanellën e kampionëve të Europës për një dekadë.
Mesfushori u rikthye në fushë pak ditë më parë nga një pushim 5-mujor, si pasojë e lëndimit. De Brujne u rikthye me një gol dhe një asist në fitoren 3-2 ndaj Njukaswllit. Ai beson se pushimi i gjatë i ka dhënë atij më shumë energji dhe fokus.
“Më duhej të ktheja gjithçka në rrugën e duhur. Mendërisht jam i qetë. Të jesh pa stres për disa muaj pa luajtur bën ndryshim të madh. Jam gati të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat e saj”, tha belgu.