Man. Siti hyn në garë për sulmuesin e ri të Bajer Leverkuzenit
Man. Siti po tregojnë interes të madh për mesfushorin sulmues të Bajer Leverkuzenit, Florian Virtz. Lajmin e sjellë “Sky” në Gjermani, sipas të cilin Man. Siti është klubi që po bën përpjekjet më të mëdha për të nënshkruar me 21-vjeçarin.
Megjithatë, Siti nuk janë të vetmit në Premier Ligë, që po synojnë të marrin Virtzin, pasi edhe Arsenali, Liverpulli dhe Man. Junajtedit janë të interesuar.
Skuadra e Pep Guardiolës gjithashtu përballet me konkurrencë nga Bajern Munihu për të nënshkruar me futbollistin gjerman.