Man. Siti me rekord të ri të të ardhurave nga Premier Liga
Man.Siti ka njoftuar një rekord të ri të të ardhurave në Premier Liga prej 715 milion paund në llogaritë e tyre të fundit, deri më 30 qershor 2024.
Të ardhurat e klubit u rritën me 2.2 milion paund nga 712.8 milion, që kishte qenë më e larta deri tani. Kjo ndodhi në një vit ku nuk arritën të përsërisnin triumfin historik të trefishtë të vitit 2023, por siguruar titullin e katërt radhazi në Angli, si dhe fitoret në Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën Europiane.
Klubi ka siguruar fitim çdo sezon që nga 2014-15, përveç sezonit 2019-20 të prekur nga “Covid-19”.
Man. Siti është në pozitë të mirë për të përforcuar skuadrën e Pep Guardiolës në afatin e ardhshëm të transferimeve, pas një serie prej 10 ndeshjesh me vetëm një fitore. Kryetari Khaldoon al-Mubarak theksoi se organizata ka në ADN-në e saj ambicien për përmirësim të vazhdueshëm. Man. Siti vazhdon të jetë një nga klubet më të fuqishme ekonomikisht në futbollin botëror, pavarësisht sfidave sportive dhe ligjore.