
Man. Siti nis aksionin vendimtar për të marë Andrea Kambiaso-n
Man. Siti përgatit aksionin vendimtare për Andrea Kambiaso-n, duke planifikuar rritje të ofertës deri në rreth 70 milionë euro. Juventusi, klubi që zotëron kartonin e lojtarit në fjalë, e vlerëson mbrojtësin rreth 80 milionë euro, por mund ta shqyrtojë seriozisht shitjen e tij nëse vjen një ofertë e përshtatshme.
Ndërkohë, Kambiaso nuk mund të lunate ndaj Benfikës për shkak të një problemi fizik. Përveç kësaj, Juventusi po shqyrton lëvizje të tjera në merkato, si mundësinë e huazimit të Zhan-Kler Todibo nga Uest Ham, ndërsa Llojd Kelli (Njuaskëll) dhe Kevin Danso (Lens) mbeten alternativa.
Në dalje, Nikolo Faxhioli është në shënjestër të Fiorentinës, Marsejës dhe Parmës, ndërsa Artur Melo mund të rikthehet në Brazil te Santosi, ose të transferohet te Betis apo Xhirona.