Mançester Junajted, nuk hjek dorë aq lehtë nga Zidani
Zinedin Zidan ka qenë në bisedime të vazhdueshme me një nga shefat e besuar të Mançester Junajtidit. Bashkëpronari Sër Xhim Retklif dhe ekipi i tij “Ineos” vazhdojnë të peshojnë se çfarë do të bëjnë me të ardhmen e Erik ten Hagut pas bisedimeve të vështira gjatë pushimit ndërkombëtar. Shefi ekzekutiv i sportit i “Ineos”, ZhanKlod Blank ka mbajtur një linjë të hapur dialogu me Zidanin, sipas “The Independent”. Retklif dhe francezi Blan kanë qenë prej kohësh admirues të ish-menaxherit të Realit të Madridit, i cili ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të kthehet në drejtim apo jo.
Me tre trofetë radhazi të Zidanit në Ligën e Kampioneve është niveli i trajnerit që “Ineos” po aspiron të sjellë në “Old Trafford”. Presioni ka filluar të rritet mbi Ten Hagun, me Junajtidin në vendin e 14-të dhe me -3 gola diferencë në startin e tyre më të dobët ndonjëherë në historinë e Premier Ligës pas shtatë ndeshjeve.
Tani për tani duket se Junajtid do të qëndrojë me trajnerin holandez, i cili rinovoi për një vit kontratën gjatë verës. Retklif, Blank dhe të gjithë vendimmarrësit e tjerë të mëdhenj të Junajtid, mbajtën një takim shtatë-orësh në Londër të martën e kaluar, por asnjë vendim nuk doli për të ardhmen e trajnerit.
Ten Hag i mbijetoi një rishikimi të pozicionit të tij në qershor dhe shpenzoi 205 milionë paund për forcimin e skuadrës gjatë merkatos së verës.