
Mançester Junajtedi kërkon yllin brazilian te Real Madridi
Tani që skuadra e Real Madrid ka siguruar Kilian Mbapen për vitin e ardhshëm, janë të shumtë ata që pyesin se si do të jetë bashkëjetesa me yjet e tjerë të skuadrës “Los Blankos”.
Madje ka nga ata që thonë se 23-vjeçari brazilian mund të lërë Madridin. Sipas asaj që raporton “Le10Sport”, skuadra e Man. Junajtedit synon të bëjë përpjekjet maksimale për të kryer një propozim marramendës për Vinicius.
Një ofertë që do të arrinte në 200 milionë euro për anësorin brazilian, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me Real Madrid. Me shumë gjasa, skuadra madrilene do të refuzojë çdo ofertë për Vinicius, por anglezët do të përpiqen.
Real Madridi do të përpiqet t’i mbajë të gjithë këta yje, si Xhud Belingam, Rodrigo dhe Vinisius Xhunior, por sigurisht që ndonjë mund të tërhiqet nga shumë klube europiane.