
Manchester City bëri historinë me fitoren ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup
Manchester City ka bërë historinë pas fitores së tyre me rezultat minimal 1-0 ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup.
Pasditen e së shtunës, të besuarit e Pep Guardiolës u përabllen me Chelsean në ‘Ëembley’, pak ditë pasi ëndrra e tyre evropiane kishte marrë fund shkaku i Real Madridit, në një mënyrë të dhimbshme.
Sidoqoftë, Chelsea dështoi që të finalizojë rastet dhe për këtë fajtor u bë Nicolas Jackson i cili shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi.
Në fund, Bernardo Silva shënoi golin e fitores që erdhi në minutën e 84-të të takimit, për t’i siguruar ekipit të tij një tjetër finale të FA Cup.
Pas ndeshjes, u zbulua se City kishe bërë historinë me fitoren e tyre ndaj Chelseat.