
Manuel Nojer nuk nënvlerëson “shqiponjat”: Lacio, një ekip i fortë
Në arenën e kampionëve, sonte do të zbresin “bavarezët” e Bajern Munihut, me “gjigantët” e futbollit gjerman, që do të ndeshen, në transfertën e vështirë italiane në stadiumin “Olimpico”, ndaj “Shqiponjave” të Lacios.
“Gardiani” i portës së gjermanëve, Manuel Nojer, i cili nuk i ka nënvlerësuar në asnjë moment italianët dhe i krahason me “aspirinat” e Bajer Leverkuzenit, të cilët i mundën paq, të shtunën me 3-0.
“Duhet të kujtojmë të gjitha eksperiencat që kemi pasur në Ligën e Kampionëve në të kaluarën. Ajo që na dallon nga të tjerët është se ne dimë të rikthehemi te triumfi pas disfatave të rënda. Ne synojmë të fitojmë titullin në këtë kompeticion. Është sigurisht një skuadër italiane dhe të gjithë dinë të mbrohen shumë mirë, mesfusha është prezente dhe kompakte, do të jenë kompaktë edhe në fazën e sulmit. Kur sheh emrin e skuadrës të krijon idenë e një ekipi të lehtë për t’u përballur, por Bajerni ka pasur probleme edhe në të kaluarën kundër skuadrave ‘më të lehta’. Nuk do të thosha kurrë se Lacio është një ekip më i vogël, le të mos nënvlerësojmë asnjë nga kundërshtarët tanë. Leverkuzeni na mësoi se duhet të përqendrohemi vetëm te vetja”,- u shpreh ndër të tjera, bavarezi Nojer.