AA
Në të gjitha shkollat e Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi një rregull i ri për ndalimin e përdorimit të telefonave gjatë procesit mësimor. Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ndalon përdorimin e celularëve jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga mësuesit.
Sipas udhëzimit:
• Nxënësit nuk mund ta përdorin telefonin gjatë orëve të mësimit dhe gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.
• Mësuesve u ndalohet përdorimi i telefonit gjatë orës së mësimit, përveç rasteve emergjente ose kur drejtoria e lejon për arsye pedagogjike apo organizative.
• Çdo pajisje e kapur do të dorëzohet në drejtori dhe kthehet vetëm pas përfundimit të orarit mësimor.
Autoritetet arsimore thonë se masa ka për qëllim të rrisë disiplinën dhe përqendrimin gjatë mësimit, duke eliminuar shpërqendrimet që shkaktohen nga teknologjia. (INA)


Metin Ferrati është vetëm 25 vjeç, por pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar që në fëmijëri. Nga Shkupi drejt San
Bullgaria kërkon afat konkret nga Maqedonia e Veriut për ndryshimet kushtetuese dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e
Maqedoninë e Veriut nga nesër e pret një ndryshim i ndjeshëm i motit. Sipas parashikimit të UHMR-së, ditët në vijim