![Maqedoni U21 në grup me Italinë, Suedinë, Poloninë…](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/1738870441_Euro-U21-ne-2027-ne-Shqiperi-dhe-Serbi-850x560.jpg)
Maqedoni U21 në grup me Italinë, Suedinë, Poloninë…
Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 mësoi emrat e kundërshtarëve për eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2027, i cili do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.
Maqedonia u përzgjedh të jetë në vazon e katërt, ndërsa përball do të ketë Italinë nga vazoja e parë, pastaj Poloninë, Suedinë, Malin e Zi dhe Armeninë.
Eliminatoret do të nisin më 17 mars dhe do të vazhdojnë deri më 6 tetor të vitit 2026. Sfidat e balotazhit zhvillohen më 9 dhe 17 nëntor të vitit të ardhshëm.
Kualifkim të drejtpërdrejtë sigurojnë 9 fituesit e grupeve dhe ekipi më i mir ënë vendin e dytë në grupe. Tetë ekipet e tjera në vendin e dytë do të zhvillojnë përballje të plej offit dhe fituesit fitojnë vizën e garimit në Evropianin e vitit 2027.