Maqedonia përball kombëtareve që i njeh nga eliminatoret e mëparshme
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll i mësoi kundërshtarët për kualifikueset e Botërorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Për një vend në Botërorin e parë me 48 kombëtare, Maqedonia e Veriut do të luftojnë me Belgjikën, Uellsin, Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin. Shorti deshi që Maqedonia të jetë në Grupin “J” dhe është interesant fakti se dy kombëtaret e para i ka pasur si kundërshtarë në grupin kualifikues për Botërorin 2014.
Në fund të kualifikueset,Maqedonia përfundoi e fundit në grup me Belgjikën dhe Uellsin. Kualifikueset e Botërorit për Evropën do të nisin në muajin mars të vitit 2025 dhe do të përfundojnë në mars të vitit 2026, aty ku do të kulmojë faza “play off”.
12 vendet e para do të kualifikohen direkt në Botëror, ndërsa 12 vendet e dyta do të shkojnë në fazën e “play off”. Kësaj faze do ti bashkohen edhe katër ekipet e renditura më mirë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve për të shkuar numri në 16.
Më pas nga përballjet me një takim, katër ekipet më të mira do të shkojnë në Botëror, për të përmbushur 16 biletat që janë për kombëtaret nga UEFA që do të marrin pjesë në turneun e Kupës së Botës.