
Marash Kumbulla: Lëndimi më ndryshoi, më ndihmoi trajneri Manolo
Futbollisti i kombëtares shqiptar, Marash Kumbulla e ka gjetur vetën mjaft mirë në Spanjë, te skuadra e Espanyolit. 24-vjeçari në fillim të sezonit u huazua nga Roma, derisa tashmë është një prej shtyllave kryesore të Espanyolit, duke fituar besimin e plotë të trajnerit Manolo González. Kur u transferua në Spanjë, Kumbulla ishte ende duke e marrë veten nga një lëndim i rëndë që kishte patur gjatë viti 2023. Gjatë një interviste për ”Marca”. ai tha se ky lëndm e ndryshoi si futbollist.
Në vitin 2023 keni pasur një dëmtim të rëndë në gju, a ju ka ndryshuar si futbollist?
”Po, ju ndryshon. Ju jeni pjekur dhe duhet të punoni shumë jashtë ditës. Ishte diçka që më shtyu të përmirësohem. Në fillim ishte e vështirë sepse të gjithë lojtarëve u pëlqen të jenë në fushë dhe muajin e parë nuk munda të bëja absolutisht asgjë. Mendërisht ishte shumë e ndërlikuar.”, ka deklaruar Kumbulla.
Futbollisti shqiptar tha se është përshtatur mirë te Espanyloi, dhe për këtë meritat kryesore janë të trajnerit Manolo González.
”Pa dyshim ishte trajneri Manolo dhe shokët e mi që më ndihmuan shumë në fillim me gjuhën dhe më ndihmuan të përshtatesha shpejt. Gjithsesi, gjithçka ishte shumë e natyrshme.”, tha Kumbulla./IndeksOnline/