Markus Turam tallet me Lukakun dhe nxit tifozët e Interit
Markus Turam i ka ndezur tifozët e Interit pas fitores me rezultat 4-2 ndaj Romës me një koment në “Instagram”. Francezi shënoi një gol dhe detyroi Anhelinjon që të shënonte në rrjetën e portës së vet në fitoren me rikthim rezultati në “Stadio Olimpico”. Kishte një mundësi për ta barazuar rezultatin në 3-3 kur Roma nisi një kundërsulm dhe Lukaku doli në një situatë një me një me portierin Zomer, i cili ia mohoi golin belgut.
Fotoja e Zomer duke e larguar me maje të gishtave topin nga këmba e Lukakut, u përdor nga faqja zyrtare e Interit në “Instagram” me mbishkrimin: Jo në shtëpinë time. Kjo kishte një kuptim të dyfishtë, sepse para së gjithash “Stadio Olimpico” nuk është shtëpia e Interit, por gjithashtu Lukaku nuk është më pjesë e Interit, pasi u largua nga negociatat me Çellsin verën e kaluar.
“Ju e dini shumë mirë se çfarë po bëni, admin”, ka shkruar Turam në hapësirën e komenteve.
Reagimi i Turamit bëri që qindra tifozë të Interit të lavdërojnë francezin për faktin se e kuptoi ‘mesazhin e fshehtë’ të klubit mbrapa atij postimi.