Marota: Rruga është e gjatë, por objektivi është finalja
Bepe Marota ka besim se Interi do të bëjë një edicion të Ligës së Kampionëve që do të mbahet mend, pavarësisht se e konsideron të vështirë deri në fund këtë rrugëtim.
“Liga e Kampionëve është një turne, ku çdo ndeshje përcakton fatin e një skuadre apo një tjetre. Është shumë herët për të dalë në përfundime, sepse finalja do të jetë pas shumë muajsh. Do të ndryshojnë shumë gjëra. Interi është i lumtur për ecurinë që ka pasur deri tani dhe meritë kanë djemtë bashkë me Inzagin. Ata po përgjigjen siç duhet ndaj këshillave të tij. Kjo është shumë e rëndësishme.
Fitore? Ne jemi rritur në këto vitet e fundit. Duam të kemi një rol protagonisti sepse është normale. Jemi Interi. Pastaj gjithçka varet nga kundërshtarët”, tha presidenti Marota.