Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Marrëdhëniet e relaksuara Rama-Berisha, a premtojnë proces zgjedhor të tillë?
Shqipëri

Marrëdhëniet e relaksuara Rama-Berisha, a premtojnë proces zgjedhor të tillë?

December 5, 2024

AA

Nga Ervis Iljazaj

Rikthimi i Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë pas një viti, përkoi me votimin e buxhetit të shtetit, ligji më i rëndësishëm për shqiptarët. Atmosfera në Parlamentin e Shqipërisë ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar në vitin e fundit. Deputetët e Partisë Demokratike më në fund kishin hequr bluzën me logo ’’Free Berisha’’ dhe kishin vendosur kollaret. Mosbindja civile gjithashtu duket si një kujtim i largët, edhe pse 76 mënyrat e tjera të saj mbetet ende pa u aplikuar. Me të gjitha gjasat, kjo klimë politike do të vazhdojë të jetë edhe në muajt në vazhdim duke qenë se zgjedhjet po afrohen dhe palët do të hyjnë në fushatë zgjedhore.

Edhe pse Partia Demokratiket orvatet ta paraqesë klimën politike si të tensionuar midis palëve, e vërteta është se tashmë marrëdhëniet midis PD dhe PS janë krejtësisht të relaksuara, sidomos marrëdhëniet Rama-Berisha. Prej disa kohësh dhe vazhdon akoma gjuha e kryeministrit është e ndryshme në raport me Sali Berishën.

Për Edi Ramën tanimë Sali Berisha nuk është më ai ai non-grata nga i cili nuk duhet pranuar asnjë propozim dhe s’duhet folur fare me një parti që drejtohet nga ai, nuk është më i vdekuri i pa kallur, nuk është më me një këmbë në varr. Përkundarazi, me të mund të aprovohen ligje të përbashkëta, mund të aprovohet kodi zgjedhor. Madje, Sali Berisha mund të ftohet të marrë pjesë në komisionin anti-korrupsion Xhafaj. Pra një komision ku Berisha dhe Rama bëhen bashkë për të luftuar koprrupsionin.

Nuk kuptohet kundër kujt do ta bëjnë këtë akt, pasi janë ata që duhet të japin llogari për korrupsionin, sidomos qeveria. Ndoshta do të luftojnë korrupsionin ndaj SPAK dhe Altin Dumanit. Pra hetuesi do të kthehet në të hetuar dhe anasjelltas.

Një nga faktet se përse këto marrëdhënie janë normalizuar e tregojnë qartë dhe vendimet e gjykatave. Ka disa kohë që gjykatat e kotrolluara nga Rama japin vendime në favor të liderit të opozitës duke patur parasysh vendimet gjykatës për logon, atë të Gjykatës Kushtetutese dhe në fund atë të GJKKO që liroi zotin Berisha.
Të gjitha këto elementë tregojnë qartë se tashmë kemi të bëjmë me një klimë tjetër midis PD dhe PS, pavarësisht tentativave për tu treguar të ashpër me pushtetin, apo për ta paraqitur situatën të tensionuar.

Ky është një lajm i mirë për politikën shqiptare dhe klimën politike në tërësi. Tashmë palët do të fokusohen te fushata elektorale që është te dera. Duke parë këtë situatë totalisht të ndryshuar, a do të ndikojë ajo për të patur një proces zgjedhor normal të gjithë pranuar dhe të relaksuar?

Shqipëria ka vuajtur gjithmonë nga proceset zgjedhore të kritikuara dhe shpesh herë rezultati nuk është pranuar. Nëse kjo klimë politike që është ndërtuar përpara zgjedhjeve do të mbizotërojë edhe gjatë zgjedhjeve, atëherë ndoshta do të kemi një proces zgedhor normal. Sigurisht, si gjithmonë rezultati nuk do të pranohet, qeveria do të akuzohet se ka vjedhur zgjedhjet. Këto janë normale në retorikën politike shqiptare.

Thelbi është se Shqipëria po shkon drejt një procesi zgjedhor me një klimë ndryshe, të patensionuar me liderin e opozitës së lirë që tashmë ka logon dhe vulën zyrtare të PD-së. Gjithashtu me një kod zgjedhor të votuar me konsensus nga të dyja palët. Gjasat janë të mira që të kemi zgjedhje parlamentare normale.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për

November 14, 2026
Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

November 14, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë

November 14, 2026
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15485
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954

Propozim-buxheti për vitin 2027, në vlerë prej rreth 7,2 miliardë eurosh, ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa tashmë kanë nisur

Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta

VMRO-DPMNE reagoi me një komunikatë të re ndaj akuzave të LSDM-së dhe liderit të saj, Venko Filipçe, lidhur me rastin

Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut është ndër më të rëndat në Evropë: sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.