Marrin fund “vuajtjet”, Brazili prezanton trajnerin e ri
Pas refuzimit të teknikut Karlo Ançelotit, me këtë të fundit që rinovoi kontratën e tij me “Gallaktikët” e Real Madridit, kombëtarja e Brazilit u hodh menjëherë në sulm për të gjetur një tjetër “strateg” për pankinën e 5 herë fituesve të Kupës së Botës dhe mesa duket pas shumë “vuajtjesh” e ka gjetur një të tillë.
Bëhet fjalë për 61-vjeçarin brazilian, Dorival Junior, me “veteranin” e trajningut, i cili sapo e mbylli kontratën e tij, me skuadrën e Sao Paulo dhe nuk e mendoi 2 herë fetesën nga Konfederatës së Brazilit, duke zëvendësuar kështu teknikun e përkohshëm, Diniz në ndeshjet e mbetura kualifikuese të Botërorit 2026, si dhe në edicionin e këtij viti të Kupës së Amerikës.
Ndërkaq, kujtojmë se Dorival Junior është një trajner, i cili të gjithë karrierën e tij menaxheriale e ka kryer në Brazil, ku ka arritur të fitojë jo pak trofe prestigjiozë, duke filluar, që nga sezoni 2008-2009, ku fitoi titullin e Serie B, me skuadrën e Vasko de Gama-s, për të vazhduar me Recopa Sudamericana, në sezonin 2010-2011, me skuadrën e Internacional, “Copa Libertadores” me skuadrën e Flamengos, në sezonin 2021-2022, si dhe ka fituar 3 herë Kupën e Brazilit, në sezonet 2009-2010, 2021-2022, 2022-2023, me skuadrat e Santosit, Flamengos e Sao Paulo-s.