
Martin Vulaj: Retorika raciste s’ka vend në një shoqëri evropiane
“Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC) dënon fuqishëm thirrjet e urryeshme dhe të papranueshme anti-shqiptare të dëgjuara dje në Maqedoninë e Veriut. Retorika e tillë nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe multietnike. Ajo minon parimet e bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe vlerave evropiane për të cilat Maqedonia e Veriut aspiron dhe për të cilat shqiptarët kanë luftuar aq shumë.”, shpërndau kumtesën Martin Vulaj.
“Thirrjet që bëjnë apel për futjen e shqiptarëve në dhoma gazi sjellin ndër mend kapitujt më të errët të historisë së Evropës në shekullin XX – një epokë e shënuar nga gjenocidi, çnjerëzimi dhe dështimi katastrofik i njerëzimit. Këto fjalë nuk janë thjesht fyese – ato janë rrëqethëse dhe të rrezikshme.”
“Veçanërisht shqetësues është heshtja e turpshme e liderëve shtetërorë, përfshirë Kryeministrin, të cilët ishin të pranishëm në ndeshje dhe nuk reaguan aspak. Lidershipi nuk matet me praninë fizike, por me kurajën morale – dhe në këtë moment, ajo mungoi plotësisht.”
“Shqiptarët nuk janë një pakicë për t’u ‘toleruar’, por një pjesë integrale dhe historike e strukturës së këtij shteti. Tentativat për të nxitur urrejtje apo përçarje janë një kërcënim për stabilitetin shoqëror dhe duhet të përballen me masa të menjëhershme ligjore dhe institucionale.” Flaka
The post Martin Vulaj: Retorika raciste s’ka vend në një shoqëri evropiane appeared first on Flaka, në çdo lajm… .