Martinez mbron kolegun: Humbi raste, por jemi me të
Interi ka fituar me vështirësi ndaj Veronës me rezultat 2-1, në një ndeshje që kishte fund dramatik.
“Neroazzurët” fituan 2-1, por kishin dy raste të arta me Marko Arnautovic që humbi mundësitë e shënimit dhe t’i siguronte fitoren Interit. Verona kishte mundësinë e artë të shënimit në sekondën e fundit, por Anri dështoi të realizonte nga pika e bardhë.
Gjithsesi kapiteni Lautaro Martinez ka thënë pas ndeshjes se e përkrahin Arnautovicin përkundër rasteve të humbura.
“Arnautoviç zhvilloi një ndeshje të madhe në Xhenoa. Humbi një rast flagrant, por ne jemi të gjithë me të”, tha Lautaro.
Ai foli edhe për golin e shënuar ndaj Veronës, por edhe për rinovimin e kontratës me Interin.
“U rikuperova brenda 12 ditësh nga një problem muskulor, dua të falënderoj stafin mjekësor. Jam shumë i lumtur që ndihmova shokët e skuadrës, më mungonte shumë fusha. Ende mungon diçka, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Mungon fare pak në lidhje me rinovimin e kontratës”, deklaroi sulmuesi argjentinas.