Masa qeveritare për uljen e TVSH-së a ishte e vonuar? Përgjigjet Durmishi
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se masa e qeverisë për uljen e TVSH-së për derivatet e naftës ka qenë në kohën e duhur dhe jo e vonuar. Sipas tij, çmimet e karburanteve në vend mbeten më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit.
MARKETING

Ai theksoi se benzina Euro 95 aktualisht shitet rreth 1.4 deri në 1.5 euro për litër, ndërsa dizeli nga 1.5 deri në 1.55 euro për litër. Në krahasim, në Serbi çmimet e benzinës lëvizin nga 1.5 deri në 1.8 euro, në Rumani nga 1.8 deri në 2 euro, ndërsa në Shqipëri arrijnë rreth 2 euro për litër.
“Ishte reagim në kohë. Vendet e rajonit e kanë çmimin e naftës edhe më të lartë se sa vendi jonë. I kam numrat këtu para vetes. Benzina euro 95 shitet përreth 1.4 deri 1.5 euro për litër. Ndërza dizeli përreth 1.5 deri për 1.55 euro për litër, që është më i ulëti se sa çmimet e vendeve të rajonit. Në Serbi benzina varion prej 1.5 deri 1.8, poashtu në Rumani prej 1.8 deri në 2 euro. Për Shqipëri është rreth 2 euro. Dmth kemi çmimin më të ulët të derivateve të naftës, çka kemi edhe 9% rritje të kërkesës për naftë nga vendet e rajonit, për arsye se kemi çmimin më të ulët”, deklaroi Durmishi. /SHENJA/