
Masar Omeragiç, me aklamacion zgjidhet kryetar i ri i FFM-së me mandat 4 vjeçar
Në Kuvendin e rregullt zgjedhor, me aklamacion u zgjodh Masar Omeragiq si kryetar i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Omeragiç, i cili u zgjodh kryetar i përkohshëm në Kuvendin e jashtëzakonshëm të FFM-së në dhjetor të vitit të kaluar, tani ka marrë një mandat katërvjeçar.
Në asamblenë e rregullt, Omeragiç, ishte kandidati i vetëm për kryetar të FFM-së dhe nga 66 delgatë të ptranishëm në Kuvendin e FFM-së, 65 prej tyre i dhanë dritë jeshile për postin numër një në futbollin vendor.