AA
Më 16 korrik 2025, në orën 09:00 në SPB-Shkup, një grua 65-vjeçare nga Shkupi raportoi se në maj 2025 kishte komunikuar me një person mashkull nëpërmjet një rrjeti social dhe ata kishin rënë dakord të martoheshin, përcjell Struga Ekspres.
Sipas raportit, personi i ka kërkuar asaj para që të takoheshin në Ohër, pas së cilës ajo i ka dërguar gjithsej 6,700 euro në tre raste përmes një transferi të shpejtë parash, si dhe ka marrë një kredi prej 3,000 eurosh nga një bankë. Siç raportohet, pasi nuk janë takuar, ajo e ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për sqarimin e rastit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.(Struga Ekspres)
Grupi i dytë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka mbërritur sot pasdite
Sot është realizuar pagesa e mbështetjes shtesë prej 20% për bartës të ekonomive familjare bujqësore, në shumën totale prej 30.302.543
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar se Parlamenti ka miratuar sot Ligjin për prodhim organik bujqësor, duke e cilësuar