Mbape: Ai është i frikshëm dhe falë tij jemi në gjysmëfinale
Sulmuesi i Francës, Kilian Mbape i thuri elozhe portierit Majk Manjan. Franca do të luajë në gjysmëfinalen e “Euro 2024” kundër Spanjës falë paraqitjes vendimtare të portierit të Milanit, kundër Portugalisë.
“Është i frikshëm. Nuk e kam shpjegimin e saktë, por kur Zhoao Feliks goditi shtyllën, ndodhi sepse ai mendon se ka një portier përpara tij që do t’ia presë gjuajtjen. Ne luajtëm mirë, por një pjesë e madhe e meritës për kualifikimin i takon Majk Manjanit,” tha mes tjerash ylli i ardhshëm i Realit.