
Mbape: I lumtur krah me Vinin, s’ka rëndësi kush i ekzekuton penalltitë
Real Madridi tashmë ka në dyshe të shkëlqyer në fazën sulmuesin me Kilian Mbape dhe Vinicius Junior. Kjo dyshe i sjelli fitoren “Los Blankos” kundër Sosiedadit me rezultat 2-0.
Ndërkohë pas ndeshjes francezi foli për lidhjen e tij me Vinin.
“Vinicius është lojtar i shkëlqyer, ai ka bërë shumë për Real Madridin dhe jam i lumtur që luaj me të”, tha fillimisht francezi.
Tutje ai foli edhe për ekzekutimin e penalltive.
“Kush i ekzekuton penalltitë nuk është me rëndësi, ka rëndësi që të katër penalltitë kanë qenë gola”, vazhdoi tutje ai.
Ndeshja e radhës e Real Madridit është të martën me 17 korrik në Ligën e Kampionëve ndaj Shtuttgartit.